Ndërlidhjet

Banka Botërore: Kosova ka përmirësuar rregulloret për biznes


Ilustrim
Ilustrim

Kosova ka vazhduar të bëjë përmirësime në mjedisin rregullator për biznes, thuhet në Raportin e ri të Bankës Botërore, “Të Bërit Biznes 2017”.

Këtë vit, Kosova renditet në vendin e 60-të për lehtësinë e të bërit biznes. Kjo renditje nuk është e krahasueshme me atë të publikuar në raportin e “Të Bërit Biznes 2016”, thuhet në raport, kur Kosova ishte radhitur në vendin e 66-të, për shkak të zgjerimit të metodologjisë.

Raporti ka konstatuar përmirësim substancial të Kosovës në dy fusha. E para, Kosova ka bërë pagesën e tatimeve më të lehtë, duke vënë në funksion një sistem online për plotësim dhe pagesën e TVSH-së dhe kontributeve të sigurimit shoqëror.

Dhe e dyta, Kosova e ka bërë tregtinë përtej kufijve më të lehtë, duke zvogëluar kohën dhe koston e mbledhjes së dokumenteve të nevojshme, duke thjeshtësuar proceset për lejet doganore dhe duke zbatuar korridorin transit Shqipëri-Kosovë, thuhet ndër të tjera në këtë raport. (REL)

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG