Ndërlidhjet

MPJ i ndalon hyrjen në Kosovë Marko Gjuriqit


Marko Gjuriq
Marko Gjuriq

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka marrë vendimin që t’ia ndalojë hyrjen në territorin e Kosovës drejtorit të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriqit.

Mediat në Kosovë kanë cituar zyrtarë të Ministrisë së Jashtme të Kosovës të kenë konfirmuar ndalesën për Marko Gjuriq, por nuk kanë dhënë hollësi të tjera.

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, ka kërkuar leje hyrjen për vizitë në veriun e Kosovës, për ditën e hënë, por ajo iu refuzua nga Ministria e Jashtme.

Gjuriq është ndaluar nga Policia e Kosovës, pak ditë më parë në Graçanicë, 5 kilometra në jug të Prishtinës, por u lirua pas ndërmjetësimeve. Zyrtarët në Prishtinë thanë se Gjuriq ka shpërdoruar vizitën “duke bërë deklarata politike”, sado që atij i është dhënë leja për të hyrë në Kosovë.

Ndalesa për Marko Gjuriq përputhet me ndalimin në vendkalimin kufitar në Konçul të Serbisë, të drejtorit rajonal të Policisë së Kosovës, Nehat Thaçi, mbi bazën e një fletarresti të Serbisë për veprën penale të, sic thonë autoritetet gjyqësore serbe, “terrorizmit”.

Me vendimin e Gjykatës së Lartë në Nish, Thaçit i është vënë masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Autoritetet në Prishtinë, megjithatë, nuk e kanë ndërlidhur ndalimin e Gjuriqit me arrestimin e Thaçit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG