Ndërlidhjet

Ban Ki-moon i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak në Alepo


Pamje e shkatërrimeve nga sulmet ajrore të pardjeshme në Alepo të Sirisë
Pamje e shkatërrimeve nga sulmet ajrore të pardjeshme në Alepo të Sirisë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-moon, është “i tmerruar me përshkallëzimin ushtarak alarmues” në Alepo të Sirisë, ka thënë mbrëmë zëdhënësi i tij, Stephane Dujarric, nëpërmjet një kumtese.

“Prej shpalljes para dy ditësh të ushtrisë siriane për ofensivë për ta marrë pjesën lindore të Alepos, ka pasur raporte të përsëritura për sulme ajrore me involvimin e armatimit zjarrvënës dhe municionit të avancuar, siç janë bombat kundër bunkerëve”, thuhet në kumtesën e zëdhënësit Dujarric.

Për sulme të reja në Alepo është raportuar dje, derisa ushtria e Sirisë, e mbështetur nga Rusia, ka depërtuar në pjesën veriore të qytetit, gjatë ofensivës së saj për ta rimarrë kontrollin në hapësirat ku tash gjenden kryengritësit.

Kjo ofensivë më e re është lansuar pasi javën e kaluar u shkatërrua armëpushimi.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, tha se së paku 45 vetë, në mesin e tyre 10 fëmijë, janë vrarë dje në pjesën lindore të Alepos.

Konsiderohet se më se 300 mijë njerëz janë vrarë në konfliktin në Siri, ndërsa miliona të tjerë janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG