Aktivistja ruse për të drejtat e njeriut, Svetlana Gannushkina, është shpallur fituese e çmimit suedez për të drejta të njeriut, që shpesh quhet edhe si “Nobeli alternativ”.
Fondacioni për të Drejtën e Jetesës ka njoftuar sot se Gannushkina do të ndajë këtë çmim së bashku me grupin Mbrojtja Civile Siriane, me aktivisten egjiptiane Monz Hassan dhe me gazetën e pavarur turke, Cumhuriyet.
Fituesit do të ndajnë çmimin në vlerë prej 350 mijë dollarësh.
Juria ka thënë se të gjithë fituesit e këtij viti kanë mbajtur “të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat në kohën e luftës dhe represionit”.
Gannushkina, 74 vjeçare, është vlerësuar për punën e saj në promovimin e “të drejtave të njeriut dhe drejtësinë për refugjatët dhe tolerancën në mes të grupeve të ndryshme etnike”.