Avionët ushtarakë kanë sulmuar sot në veri të qytetit Alepo në Siri.
Kjo është hera e parë që prej se marrëveshja e armëpushimit ka hyrë në fuqi para shtatë ditësh, që janë kryer sulme në këtë qytet, ka njoftuar Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut.
Raketat kanë goditur në lagjet Karam al-Jabat, Karam al-Beek, Sakhour dhe Sheikh Hadar, raporton Reuters.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ka njoftuar grupi monitorues.