Ndërlidhjet

Armëpushimi në Siri po respektohet në masë të madhe


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin Alepo
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin Alepo

Ndalja e armiqësive në Siri në masë të madhe po respektohet gjatë ditës së sotme, megjithqë ka pasur raporte për shkelje të vogla.

Ky armëpushim i ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, nga sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, është përshkruar si i mundshëm dhe “rasti i fundit për ta shpëtuar Sirinë unike”.

Në qytetin verior Alepo, që ishte skenë e luftimeve të ashpra gjatë muajve të fundit, aktivistët opzitarë thanë se pjesë të qytetit nën kontrollin e kryengritësve janë të qeta.

Agjencia shtetërore e lajmeve e Turqisë ka raportuar se 20 kamionë të Kombeve të Bashkuara janë larguar nga Turqia për të dërguar ndihmë humanitare në Alepo.

Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka raportuar për shkelje sporadike, nga forcat qeveritare dhe ato kryengritëse në provincën Hama dhe në kryeqytetin Damask.

Nëse armëpushimi respektohet për një javë, atëherë Shtetet e Bashkuara dhe Rusia do të ndërmarrin sulme ajrore të koordinuara kundër grupit Jabhat Fateh al-Sham, dikur Fronti al-Nusra, i lidhur me al-Kaidën, dhe kundër militantëve të Shtetit Islamik.

Armëpushimi nuk ka të bëjë me këto dy grupe ekstremiste.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG