Ndërlidhjet

SHBA, Rusi: Arrihet marrëveshja për ripërtritje të armëpushimit


John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov në mbyllje të konferencës për gazetarë mbrëmë vonë në Gjenevë
John Kerry (majtas) dhe Sergei Lavrov në mbyllje të konferencës për gazetarë mbrëmë vonë në Gjenevë

Shtetet e Bashkuara dhe Rusia kanë arritur marrëveshje për ripërtritjen e armëpushimit në Siri, derisa së bashku do të punohet për tu shkaktuar disfatë grupeve terroriste atje dhe ta krijojnë bazën për bisedime paqësore.

Sekretari amerikan i shtetit, John Kerry, duke qëndruar së bashku me ministrin e jashtëm rus, Sergei Lavrov, mbrëmë vonë në Gjenevë, tha se beson se ky plan do të ndihmoj në “ndaljen e konfliktit” dhe mund të shënoj “pikë të kthesës” në luftën civile gjashtëvjeçare, nëse marrëveshja zbatohet me përpikëri nga të gjitha palët.

“Sot Shtetet e Bashkuara dhe Rusia po e shpallin planin i cili ne shpresojmë do ta reduktoj dhunën, lehtësoj vuajtjet dhe vazhdoj lëvizjen kah negociatat për paqe dhe tranzicion politik në Siri”, tha John Kerry, një ditë pas bisedimeve maratonike në Gjenevë.

Kjo marrëveshje për armëpushim do të hyjë në fuqi me perëndimin e Diellit më 12 shtator, që është dita e parë e festës myslimane të Bajramit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG