Ndërlidhjet

Hahn thotë se liberalizimi i vizave varet nga demarkacioni


Komisioneri për zgjerim i Bashkimit Evropian, Johannes Hahn ka thënë sot se më vonë gjatë këtij viti, Parlamenti Evropian dhe anëtarët e BE-së do të marrin vendim për liberalizimin e vizave për Ukrainën dhe Gjeorgjinë.

Duke folur për liberalizimin e vizave për Kosovën, Hahn nuk kishte shumë besim se kjo gjë mund të ndodhë duke thënë se “koha është e paqartë” , duke shtuar se lëvizja e lirë varet nga gjetja e zgjidhjes lidhur me demarkimin e kufirit me Malin e Zi dhe luftën kundër krimit të ogranizuar.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, për takimin e ministrave të jashtëm në Bratislav, Hahn tha se për Ukrainën dhe Gjeorgjinë, ka pasur inkiacione tek shumica e anëtarëve që “se të dyja shtetet duhet ta marrin liberalizimin e vizave”.

Edhe Parlamenti Evropian por edhe Këshilli, duhet të japin dritën e gjelbër për liberalizimin e vizave dhe një burim i ka thënë REL-it se kjo ka gjasa të ndodhë në muajin tetor ose nëntor, ndërkaq shtetasit e Ukrainës dhe Gjeorgjisë mund të udhëtojnë pa viza gjatë dimrit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG