Ndërlidhjet

Maqedoni: Parlamenti miraton ligjet e marrëveshjes politike


Parlamenti i Maqedonisë
Parlamenti i Maqedonisë

Deputetët në Maqedoni të enjten në orën 22 i kanë miratuar ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve të për të cilat është arritur marrëveshja nga ana e përfaqësuesve të katër partive kryesore politike, nënshkruese të Marrëveshjes së Përzhinos.

Deputetët e Maqedonisë votuan me procedurë të shpejtuar ligjin për Mandatin e Qeverisë së Maqedonisë, ligjin për media, ligjin për procedurë penale dhe Kodin Zgjedhor.

Me miratimin e pesë ligjeve të dala nga Marrëveshja e 20 korrikut krijohen kushtet që partitë politike më 31 gusht të diskutojnë për caktimin e datës për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, përmes së cilave synohet ti jepet fund krizës politike në Maqedoni.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG