Ndërlidhjet

Rusia ofron korridore humanitare në Aleppo 


Ilustrim
Ilustrim

Moska, aleat i qeverisë siriane ka thënë se qeveritë e të dy vendeve janë duke hapur korridore humanitare për civilët që duan të largohen nga Aleppo, qyteti në veri të Sirisë. Kjo përfshinë edhe luftetarët që duan të heqin dorë nga luftimet.

Njoftimi nga ministri rus i mbrojtjes, Sergei Shoigu, bëhet në kohën kur forcat qeveritare siriane kanë shtrënguar rrëthimin e qytetin që kontrollohet nga rebelët dhe ku besohet se 250 mijë civilë kanë mbetur të bllokuar.

Shoigu ka thënë sot se presidenti rus, Vladimir Putin, e ka një “plan të madh humanitar” që do të fillojë në periferi të Aleppos për të “ndihmuar civilët që janë marrë peng nga terroristët por edhe luftetarët që duan të heqin dorë nga armët”.

Shoigu ka përmendur tri korridore humanitare si dhe ofrimin e ushqimit dhe ndihmës së parë në perfieri të qytetit.

Organizata siriane për të drejtat e njeriut me seli në Londër ka thënë se helikopterët tashmë kanë lëshuar njoftime që përmbajnë edhe harta të këtyre korridoreve.

Në Damask, presidenti Bashar al Assad, ka ofruar amnisti për rebelët që dorëzojnë armët dhe iu dorëzohen autoriteteve gjatë tre muajve të ardhshëm, njoftojnë mediat siriane.

Amnistia e publikuar sot, iu kërkon grupeve rebele që të lirojnë të burgosurit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG