Ndërlidhjet

Kuvendi organizon tryezë për Demarkacionin më 3 gusht


 Kuvendit të Kosovës
Kuvendit të Kosovës

Kryesia e Kuvendit të Kosovës dhe shefat e grupeve parlamentare janë pajtuar që debati profesional për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi të zhvillohet në formën e një tryeze, më 3 gusht në sallën alternative.

Në këtë tryezë, pritet që të ballafaqohen mendimet e ekspertëve në njërën, përfshi edhe ata të shoqërisë civile, kundruall raportit të Komisionit shtetëror që qoi deri te Marrëveshja e arritur ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Malit të Zi, por e cila po kundërshtohet jo vetëm nga opozita, por edhe një numër i deputetëve nga partitë në pushtet.

Paraprakisht, sot qeveria e Kosovës është pajtuar që të shtyj tutje procedimin për ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, përderisa të mos sqarohen të gjitha dilemat e ngritura.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG