Ndërlidhjet

Mali i Zi notë proteste Kosovës


Vendosja e mbishkrimeve nga Vetëvendosje
Vendosja e mbishkrimeve nga Vetëvendosje

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane e Malit të Zi i ka dërguar notë proteste Prishtinës për vendosjen e flamurit të Shqipërisë dhe tabelës me mbishkrimet “Republika e Kosovës” dhe “Mirësevini”, nga deputetë të partitë opozitare Vetëvendosje në territorin e Malit të Zi, për të treguar se “ku ndodhet kufiri real”.

Flamurin dhe tabelën, të vendosur në mes “vendkalimeve kufitare Kullë dhe Savine Vode”, e ka hequr të martën Policia e Malit të Zi.

Në notën e protestës Podgorica i “tërheqë vërejtjen Prishtinës” që në të ardhmen të ndalojë aktivitete të tilla sepse me to po sfidojnë, siç thuhet, marrëveshjen e arritur për përkufizimin e vijës kufitare, të nënshkruar në Vjenë më 2015.

Gjithashtu theksohet se Mali i Zi e ka ratifikuar marrëveshjen.

Flamurin dhe tabelën e Shqipërisë e vendosën deputetët e Vetëvendosjes duke theksuar se kjo ishte mënyra e vetme me të cilin qytetarët kundërshtojnë “dhurimin e tokës Malit të Zi në bazë të marërveshjes”, për të cilën me muaj të tërë ka patur kundërshtime të opozitës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG