Ndërlidhjet

Jemen: Nga sulmet me bomba janë vrarë 42 ushtarë


Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin Mukalla në Jemen
Pamje e shkatërrimeve nga lufta në qytetin Mukalla në Jemen

Së paku 42 ushtarë janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur, nga disa sulme me bomba kundër forcave të qeverisë së Jemenit, në vendin Mukalla, që dikur ishte bazë e al-Kaidës, kanë thënë zyrtarët.

Për këtë sulm të djeshëm përgjegjësinë e ka marrë grupi ekstremist, Shteti Islamik.

Zyrtarët thanë se cak i sulmeve ishin zyrat e inteligjencës, kazermat ushtarake dhe postblloqet, derisa ushtarët dhe personeli i sigurisë, përgatiteshin për Iftar në muajin e shenjtë të Ramazanit.

Shteti Islamik dhe al-Kaida i kanë zgjeruar aksionet në Jemen, duke e shfrytëzuar kaosin në këtë vend për shkak të luftës civile.

Në këtë konflikt, kryengritësit shiitë huthi luftojnë kundër qeverisë së njohur ndërkombëtarisht të presidentit, Abd Rabu Mansour Hadi.

Në bisedimet për arritjen e paqes ndërmjet dy palëve është arritur progres i vogël.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG