Ndërlidhjet

Vëllezërit Xhaka mund të luajnë kundër njëri-tjetrit


Kombëtarja e Shqipërisë në futboll para takimit kualifikues me Serbinë më 8 tetor të vitit 2015
Kombëtarja e Shqipërisë në futboll para takimit kualifikues me Serbinë më 8 tetor të vitit 2015

Mesfushori i kombëtares zvicerane në futboll, Granit Xhaka, mund të ballafaqohet me vëllaun e tij, Taulantin, në Kampionatin Evropian të Futbollit, Euro 2016 në Francë, pasi ata do të ndesheshin njëri kundër tjetrit.

Kjo mund të ndodhë për të parën herë në histori të pjesës përfunfimtare të Kampionatit Evropian, këtë të shtunë më 11 qershor, kur në Grupin A takohen Shqipëria dhe Zvicra, raporton agjencia DPA.

Granit dhe Taulant Xhaka kanë lindur në Bazel të Zvicrës nga prindërit shqiptarë të Kosovës. Graniti luan për kombëtaren e Zvicrës, ndërsa Taulanti për Shqipërinë.

Derisa Taulanti është anëtar i Bazelit në Ligën zvicerane, vëllau i tij, Graniti ka filluar në Bazel, por tashmë e ka nënshkruar kontratën me Arsenalin e Anglisë, ku kalon nga Borussia Moenxhengladbach e Gjermanisë.

Por, në kombëtaren e Zvicrës luajnë edhe futbollistë të tjerë me origjinë shqiptarë të Kosovës. Këta janë, Xherdan Shaqiri, Valon Behrami dhe Admir Mehmeti, ndërsa Blerim Xhemaili, po ashtu është me orgjinë shriptare.

Nga ana tjetër, në kombëtaren e Shqipërisë luajnë futbollistët që janë lindur në Zvicër, e që janë me origjinë shqiptare. Këta janë Amir Abrashi, Arlind Ajeti, Migjen Basha, Shkelzen Gashi dhe Frederic Veseli, raporton agjencia DPA.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG