Ndërlidhjet

Talibanët konfirmojnë vrasjen e liderit Mansur


Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të bashkuara
Pamje e një aeroplani pa ekuipazh të Shteteve të bashkuara

Talibanët e Afganistanit kanë konfirmuar se lideri i tyre, Mullah Akhtar Mansur, ishte vrarë javën e kaluar nga një sulm me aeroplan pa ekuipazh të Shteteve të Bashkuara.

Ky grup militant ka njoftuar sot se në vend të tij është emëruar, Mullah Haibatullah Akhundzada, që ishte njëri nga dy zëvendësit e Mansurit të vrarë.

Një zëdhënës i talibanëve tha se zgjedhja e liderit të ri është bërë në një takim të liderëve talibanë.

Manusr është vrarë më 21 maj në Pakistan, kur makina e tij u qëllua nga një aeroplan amerikan pa ekuipazh. Kjo ishte hera e parë që një lider taliban vritet në këtë mënyrë brenda në Pakistan.

Prej vitit 2001, kryengritësit talibanë luftojnë për ta përmbysur qeverinë e Afganistanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG