Ndërlidhjet

Obama heq embargon e armëve ndaj Vietnamit


Obama nis vizitën në Vietnam
Ju lutem prisni
Bashkëngjite

No media source currently available

0:00 0:00:39 0:00

Obama nis vizitën në Vietnam

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka thënë se vendi i tij do të heqë plotësisht embargon e shitjes së armëve vdekjeprurëse në Vietnam.

Duke folur gjatë vizitës në shtetin komunist, Obama ka thënë se ky veprim synon të zhdukë “gjurmët e vazhdueshme të Luftës së Ftohtë”.

Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të forcojnë marrëdhëniet me aleatët e Paqësorit, derisa Kina bën pretendime territoriale.

Megjithatë, Obama ka thënë se vendimi për embargo nuk lidhet me politikat e SHBA-së në Kinë.

“Bazohet në dëshirën tonë për të përfunduar atë që ka qenë një proces i gjatë i normalizimit (v.j. të raporteve) me Vietnamin”, ka thënë Obama në Hanoi.

Vietnami është njëri prej disa vendeve në rajon, i përfshirë në mosmarrëveshje detare me Kinën. SHBA këmbëngul në të drejtën e lirisë së navigimit në Detin e Kinës Jugore.

Obama ka thënë se ndalesa e armëve për Vietnamin, e cila është në fuqi qysh në vitin 1984, hiqet, porse ky vend duhet të pëmirësojë edhe situatën me të drejtat e njeriut.

“Ky ndryshim bën që Vietnami të ketë qasje në pajisjet që i duhen për të mbrojtur veten e tij”, ka thënë Obama pas bisedimeve me homologun vietnamez, Tran Dai Quang.

Embargoja e armëve për Vietnamin është hequr pjesërisht në vitin 2014.

Vizita e Obamës në Vietnam vjen 41 vjet pas përfundimit të Luftës së Vietnamit, në të cilën SHBA ka bërë përpjekje të pengojë vendosjen e regjimit komunist në Vietnamin Jugor.

Disa milionë vitenamezë – civilë, luftëtarë komunistë dhe ushtarë të Vietnamit Jugor – janë vrarë, ashtu si edhe mbi 58,000 ushtarë amerikanë.

Me përfundimin e luftës në vitin 1975, komunistët kanë marrë kontrollin e gjithë Vietnamit.

Turneu i Obamës në Azi përfshin edhe Japoninë. Atje, presidenti do të ndjekë një samit të G7-ës, apo grupit të vendeve më të industrializuara.

Obama do të ndalojë po ashtu në Hiroshimë, ku SHBA ka hedhur bombën e parë bërthamore në histori në vitin 1945, duke vrarë së paku 140,000 veta. Obama është presidenti i parë amerikan që viziton Hiroshimën.

Përgatiti: Valona Tela

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG