Ndërlidhjet

Kuvendi i Maqedonisë i hap rrugën anulimit të faljeve të Ivanovit


Kuvendi i Maqedonisë ka miratuar ndryshimet në Ligjin për falje, të cilat i hapin rrugën presidentit të shtetit, Gjorge Ivanov, të tërheq vendimin e para një muaji për faljen e mbi 50 zyrtarëve të akuzuar për vepra të rënda penale.

Ndryshimet që janë miratuar vetëm me votat e partive në pushtet, VMRO DPMNE dhe BDI parashohin dy mundësi, që presidenti vet të tërheq vendimin për individët e falur, apo që këta të fundit të kërkojnë nga presidenti anulimin e vendimit për faljen e tyre.

“Ndryshimet e miratuara plotësojnë zbrastërisrën juridike që ekzistonte për tërheqjen e vendimit të presidentit”, ka deklaruar, Ilija Dimivski, deputet i VMRO-së. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim, thanë se ndryshimet e miratuara janë një hap para drejt zgjidhjes së krizës politike.

“Kjo nismë e partive qeverisëse është mënyra e vetme për dalje nga kriza të cilët e ka shkaktuar vendimi i presidentit Ivanov”, ka deklaruar Talat Xhaferi, deputet i BDI-së.

Miratimi i ndryshimeve ka kaluar pa debat, meqë saanca u bojkotua nga partitë opozitare, të cilat ndryshimet e miratuara i vlerësuan si selektive.

Kryetari i Lidhjes Social-Demokrate, Zoran Zaev ka thënë se propozimi i Bashkimit Demokratik për Integrim dhe VMRO-së, nuk është i plotë pasi presidentit nuk i hiqet mundësia që sërish të sjellë vendime të tilla.

“Synimi kryesor është që t’i shpëtojnë kriminelët në radhët e tyre. Nuk mund të ketë anulim selektiv të faljes. Nuk guxon anulimi i faljes të varet nga vullneti i Gjorgje Ivanovit, apo nga kërkesa e individëve të falur. Falja duhet të anulohet tërësisht. Ligji patjetër të vlejë njëjtë për të gjithë. Qytetarët patjetër të jenë të bindur se çdokush që ka shkelur ligjin do të japë llogari”, ka deklaruar Zaev.

Vendimi i presidentit për faljen e zyrtarëve ishte miratuar më 12 prill, gjë që ka përshkallëzuar edhe më shumë krizën politike, me protesta dhe masa tjera kundërshtuese të organizuara nga sektori civil.

Akti i presidentit Ivanov është kundërshtuar edhe nga komuniteti ndërkombëtar, i cili në vazhdimësi ka kërkuar anulimin e plotë të vendimit duke e quajtur si rrënus të marrëveshjes politike, por edhe të sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Me vendimin e presidentit janë përfshinë ish kryeministri, Nikolla Gruevski, kryetari aktual i Kuvendit, Trajko Veljanovski, ish-ministrat Gordana Jankullovksa dhe Mile Janakievski, ish drejtori i policisë sekrete, Sasho Mijallov, ish presidenti, Branko Cërvenkovski, lideri i opozitës, Zoran Zaev dhe shumë zyrtarë të tjerë.

Të gjitha këta persona, me përjashtim të liderit të opozitës, po hetohen nga prokuroria speciale për shkelje të rënda ligjore, që janë rezultat i asaj që njihet si aferë e përgjimeve. Ndaj disa prej tyre ishte kërkuar edhe masa e paraburgimit, por masat e tillë e prokurorisë speciale ishin refuzuar nga instancat tjetër gjyqësore.

Prokuroria Speciale është formuar nga Kuvendi i Maqedonisë ndërsa për bazë kishte marrëveshjen e liderëve të katër partive politike të arritur vitin e kaluar, me ndihmën e komunitetit ndërkombët

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG