Ndërlidhjet

Davutoglu konfirmon se do të japë dorëheqje


Ahmet Davutoglu
Ahmet Davutoglu

Kryeministri i Turqisë, Ahmet Davutoglu, ka thënë se jep dorëheqje.

Dorëheqja e tij nuk do të hyjë në fuqi deri më 22 maj, kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim të mbajë një kongres të parakohshëm për ta zëvendësuar atë si lider të partisë.

Kohëve të fundit, Davutoglu dhe presidenti turk, Recep Tayyp Erdogan, kanë pasur mosmarrëveshje për mënyrën se si të trajtojnë militantët kurdë në juglindje të Turqisë.

Davutoglu ka lënë të kuptohet për mundësinë e rifillimit të një procesi të paqes me kurdët, por Erdogan është i angazhuar në fushatë ushtarake.

Megjithatë, teksa ka folur për marrëdhëniet e tij me Erdoganin, Davutoglu ka thënë se nuk do të lejojë asnjë koment që do të dëmtojë presidentin.

Zhvillimet vijnë në kohën e paqëndrueshmërive në Turqi, e cila po përballet me një konflikt të përshkallëzuar me rebelët e Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, me sulme nga i ashtuquajturi Shtet Islamik dhe me fluks të migrantëve dhe refugjatëve.

Turqia është po ashtu në mes të zbatimit të një marrëveshjeje të rëndësishme me Bashkimin Evropian, të ndërmjetësuar nga Davutoglu, për të kufizuar numrin e refugjatëve që kalojnë kufirin e saj, në këmbim të përafrimit të Ankarasë me BE-në dhe të ndihmës financiare.

E ardhmja e kësaj marrëveshjeje mund të vihet në rrezik nga largimi i tij.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG