Ndërlidhjet

Thaçi sot inaugurohet President i Kosovës


Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

Inaugurimi i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi do të bëhet sot në një ceremoni në sheshin 'Skënderbeu', që gjendet pranë objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës.

Zyra e presidentit të zgjedhur të Kosovës ka njoftuar se deri më tash 50 vende, delegacionet e të cilave janë ftuar në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri të Kosovës, tashmë e kanë konfirmuar ardhjen në këtë ceremoni.

Në ceremoninë inauguruese të presidentit të ri, pritet marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të ndryshme të vendit, të fushave të ndryshme, dhe mysafirë nga një numër i madh i vendeve të botës.

Ndërkohë, në rrugët e kryeqytetit që nga orët e hershme të mëngjesit vërehen forca të shtuara të Policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës, ka njoftuar se kanë bërë të gjitha përgatitjet e duhura për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, me rastin e ceremonisë së inaugurimit të presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas një njoftimi për media, të lëshuar nga Policia e Kosovës, thuhet se janë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të përcaktuar lirimet, kufizimet, bllokimet e plota apo të pjesshme të segmenteve të caktuara rrugore në kryeqendër dhe jashtë saj.

Presidenti i zgjedhur i Kosovës, Hashim Thaçi ka dhënë të enjten betimin para Kuvendit të Kosovës, në një seancë solemne

Në këtë ceremoni, sipas Kushtetutës së Kosovës, presidenti u betua se do të angazhohet me gjithë fuqinë e tij për ruajtjen e pavarësisë, sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës.

Presidenti u betua po ashtu se do të sigurojë liritë dhe të drejtat njerëzore e qytetare, respektimin dhe mbrojtjen e Kushtetutës dhe ligjeve, ruajtjen e paqes dhe mirëqenies së të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Thaçi ka pasuar në postin e shefit të shtetit presidenten e deritashme, Atifete Jahjaga.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG