Ndërlidhjet

Mustafa: Kjo qeveri e vazhdon mandatin deri më 2018


Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës
Isa Mustafa, kryeministër i Kosovës

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka mbajtur një takim me gazetarët të thirrur pas përfundimit të protestës së organizuar nga forcat politike në opozitë, gjatë të cilit ka numëruar arritjet që Kosova ka shënuar tetë vjet që nga shpallja e pavarësisë.

“Kjo qeveri do ta vazhdojë mandatin deri më 10 qershor 2018, me legjitimet të plotë, me përkushtim të plotë, që të kryejë të gjitha punët e saj dhe të përmbush të gjitha zotimet që ka dhënë”, ka thënë zot Mustafa, duke folur për kërkesën e opozitës në Kosovë, për dorëheqjen e qeverisë së Kosovës.

Protesta është organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën.

Zoti Mustafa u ka bërë thirrje subjekteve politike në opozitë të kthehet në Kuvendin e Kosovës dhe që përmes “formave të kota” të mos kërkojnë ndërrimin e pushtetit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG