Ndërlidhjet

Mustafa: Kosova gati për transformimin e FSK-së në FAK


Prishtinë, 26 janar 2016.
Prishtinë, 26 janar 2016.

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka pritur në takim komandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, admiralin amerikan Mark E. Ferguson III.

"Kryeministri Isa Mustafa shprehu vlerësimet më të larta të Qeverisë dhe popullit të Kosovës për kontributin që NATO, përmes trupave të KFOR-it, ka dhënë në vazhdimësi për proceset në Kosovë", thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeministrit.

Sipas të njëjtit, Mustafa ka njoftuar admiralin Ferguson se janë bërë të gjitha përgatitjet për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Forcë të Armatosur të Kosovës dhe se ky proces po bëhet në bashkëpunim edhe me komunitetet pakicë, në kuadër të procesit të pajtimit.

"Komandanti i Komandës së Forcës së Përbashkët në Napoli, admirali amerikan Mark E. Ferguson III, vlerësoi të arriturat në Kosovë", thuhet në njoftim.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG