Ndërlidhjet

Kazakistani bëhet anëtar i OBT-së


Kazakistani zyrtarisht i është bashkangjitur Organizatës Botërore Tregtare.

Këshilli gjeneral i OBT-së aprovoi sot anëtarësinë e Kazakistanit, duke finalizuar negociata që zgjatën pothuajse 20 vjet.

Presidenti kazak Nursultan Nazarbaev ishte i pranishëm në evenimentin formal për pranim, në ndërtesën qendrore të OBT-së në Gjenevë.

Kazakistani ka pranuar të ulë tarifat e importit dhe të marrë hap ate tjerë për të tërhequr investitorët e huaj.

Megjithatë, industria e brendshme e Kazakistanit dhe produktet agrikulturore mbesin në nivel të dobët, sepse shteti më së shumti varet nga nafta.

Ekspertët thonë se firmat e brendshme mund të kenë humbje kur tregu të mbushet me produkte të huaja, kur regullat e OBT-së fillojnë të implementohen.

Kazakistani është shteti i 162-të që bëhet anëtar i OBT-së.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG