Situata në skenën politike në Kosovë, pas zgjedhjeve parlamentare, është e fragmentuar dhe me tensione, ku mungon komunikimi ndërmjet partive politike, tha në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Naim Rashiti, analist i Grupit të Ballkanit për Politika.
NAIM RASHITI
Skena politike kaloi shumë më mirë seç pritej gjatë periudhës parazgjedhore. Fushata ishte e mirë, e moderuar, pa probleme të mëdha. Ndërsa, pas zgjedhjeve, tërë ky proces reflekton situatën politike dhe marrëdhëniet politike mes partive gjatë gjithë periudhës 3-4 vjeçare që kemi kaluar.
Është një situatë e fragmentuar, me tensione, po më e keqja është një mungesë komunikimi mes partive politike dhe ky ishte dashur të jetë roli i presidentes që në çdo fazë të ketë një tavolinë afër vetes, ku liderët politikë takohen dhe konsultohen për proceset e mëtutjeshme.
Megjithatë, unë mendoj që do të vijë momenti shpejt kur partitë politike do të ulen dhe do t'i përafrojnë qëndrimet rreth procedurave kushtetuese për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë. Në praktikat ndërkombëtare njihet që problemet politike janë të zgjidhshme, shumë lehtë të menaxhueshme, por problemet dhe dallimet diametralisht të kundërta sa i përket kushtetutshmërisë së institucioneve, rrezikojnë stabilitetin e institucioneve, si dhe vetë institucionet.
NAIM RASHITI
Duket që presidentja ia mbylli rrugën kësaj krize. Duket që presidentja përmes pyetjeve të saj, po e formëson procedurën për formimin e qeverisë. Deri në dhënien e mendimit, opinionit të Gjykatës Kushtetuese nuk dimë cila është rruga e cila zgjedh, megjithatë kam frikë nëse ky hap është bërë herët.
Herët për dy arsye: para certifikimit të rezultateve dhe para një komunikimi, një dialogu me partitë politike. Dhe, kam frikë se edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë ta polarizojë skenën, varësisht se cilën anë e përkrah, cilin model të formimit të institucioneve e përkrah.
Uroj që përgjatë këtij procesi të Gjykatës Kushtetuese të kemi vazhdimisht konsultime politike dhe të mos ndodh që një subjekt a një tjetër mos ta respektojë kushtetutshmërinë apo opinionin e Gjykatës Kushtetuese, sepse prapë kriza do të bartet pastaj brenda institucioneve.
NAIM RASHITI
Në parametra të gjerë besoj që ky debat po i ndihmon demokracisë së vendit, po e bën më të përgjegjshme politikën në raport me kushtetutshmërinë e vendit dhe të gjithë njerëzit politikanët kanë një version të tyre të interpretimit të Kushtetutës.
Kjo tregon se jemi demokraci shumë fragjile, e re, dhe me shumë mangësi kushtetuese dhe ligjore, në veçanti në përshkrimet e detajuara në Kushtetutë, aq më e rëndësishme, ka një mungesë ose kemi shumë pak praktikë të bërë në këtë jetë dhe mungesa e praktikës po shihet që po na dëmton. Në rastin më konkret është se ata njerëz, politikanë, profesorë e intelektualë, të cilët kanë marrë pjesë në draftimin e Kushtetutës, e lexojnë atë në mënyrën - ndoshta është e saktë edhe mënyra që e lexojnë, por e lexojnë mënyrën se si ata e kanë lexuar gjatë draftimit.
Ndërsa, gjashtë vjet pas, të gjithë të tjerët që s'kanë qenë pjesë gjatë draftimit dhe diskutimeve për frymën kushtetuese, e lexojnë tërësisht ndryshe. Ajo që mungon këtu është edhe një qasje pozitive e Kushtetutshmërisë së vendit për faktin që Kushtetuta e një vendi është e dizajnuar në atë mënyrë që të krijojë një frymë pozitive që: e para - njeh legjitimitetin e zgjedhjeve, një procesi demokratik, dhe e dyta i siguron rrugë ligjore vendit për të pasur institucione.
Ka një përshtypje që partitë politike janë shumë të ngurta në interpretimin e tyre, ka një lexim shumë të ngurtë të shkronjave të Kushtetutës. Megjithatë, besoj që pas formimit të institucioneve, të gjitha partitë duhet të ulen dhe ta revidojnë, ta amandamentojnë Kushtetutën, ta bëjnë më të qartë për hapat e ardhshëm, sepse kështu do të kemi vazhdimisht probleme dhe duhet të mësohemi ta krijojmë një praktikë se kush është partia e parë, kush është e dyta, kush ka të drejtë të formojë qeverinë.
NAIM RASHITI
E para, e gjithë kjo po ndodh në një vakuum institucional në Prishtinë, që mund të zgjasë edhe më shumë dhe institucionet dhe partitë politike ndihen shumë fragjile në veprimet e tyre. Kjo mungesë e një veprimi konsistent të institucioneve nuk është e justifikueshme dhe përkundër këtij vakuumi, institucionet duhet të veprojnë ashtu siç i kanë kryer detyrat e veta.
Sa i përket urës atje, kishte një presion të madh që të hiqet (barrikada) dhe ky ishte një lloj diskutimi ose zotimi i dhënë nga zoti Vuçiq në Berlin dhe ndodhi shpejt që u hoq.
Por, u hoq pa vullnetin e shumicës së njerëzve në veri atje, dhe i përkrahur nga Zyra për Kosovë liderët lokalë e morën këtë iniciativë të vendosin barrikadën dhe për të rikuperuar marrëdhënien e tyre me popullin pas daljes në zgjedhje. Liderët atje mbetën peng i ndjenjave dhe nevojave të qytetarëve të veriut dhe duan të reflektojnë me vullnetin e qytetarëve të veriut.
Ura atje reflekton më së shumti një ndarje mentale. Njerëzit e veriut që kanë ndaj jugut, po të njëjtën kohë është një manovër politike për ta kompensuar ose rikuperuar a ngritur profilin e tyre politik në kuadër të popullatës dhe besoj që kjo që po ndodh këto ditë, do të ruhet për ndonjë negociatë me Prishtinën, do të ruhet për ndonjë marrëdhënie të re të negociatave me Prishtinën.
Besoj që institucionet e Kosovës, duke u ndihmuar nga faktori ndërkombëtar, duhet të jenë më të përgatitura që të kenë një platformë permanente diskutimesh e negociatash me serbët lokalë, përfaqësuesit e serbëve dhe ata që po marrin pjesë në jetën politike. Në veçanti, pas hyrjes së serbëve në Parlamentin e Kosovës, sepse nëse lejohet kështu që vazhdimisht lirshëm të veprojnë njerëzit, të vendosin barrikada atëherë do të ndodhin barrikada edhe më shumë, jo vetëm fizike, po edhe mentale psikike.
Mesazhi i tyre është shumë i thjeshtë, që të ruhet status quo-ja dhe të ruhet një ndarje jug-veri.
NAIM RASHITI
Nuk besoj që është e tensionuar situata në veri të Kosovës. Unë isha këto ditë atje dhe jeta funksiononte mirë. Qytetarët nuk ishin shumë të brengosur me atë që po ndodhte mbi urën e lumit Ibër. Kishte një reflektim, një frikë dhe urrejtje nga hapat që qytetarët nga jugu morën, kur me hapjen e urës, filluan menjëherë të qarkullojnë pa nevojë përtej veriut dhe njerëzit lëviznin dhe grumbulloheshin - kjo u dha edhe një arsye shtesë serbëve të veriut të veprojnë.
Besoj se në këtë rast është Policia e Kosovës, me faktorin ndërkombëtar, në veçanti KFOR-in, që duhet të marrë masa që të mos lejojë të degradojë më shumë kjo mbyllje dhe të ketë një komunikim më të madh Qeveri e Prishtinës dhe veri.
Me sa kuptova unë, Qeveria e Kosovës kërkon që të hiqet barrikada nga faktori ndërkombëtar, por duhet të ketë kujdes që të mos veprohet me dhunë po të ketë më shumë koordinim dhe të ketë një tavolinë ku për çdo gjë të komunikohet me serbët e veriut.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Rashiti, si e vlerësoni situatën e krijuar në skenën politike, pas mbajtjes së zgjedhjeve të 8 qershorit?
NAIM RASHITI
Skena politike kaloi shumë më mirë seç pritej gjatë periudhës parazgjedhore. Fushata ishte e mirë, e moderuar, pa probleme të mëdha. Ndërsa, pas zgjedhjeve, tërë ky proces reflekton situatën politike dhe marrëdhëniet politike mes partive gjatë gjithë periudhës 3-4 vjeçare që kemi kaluar.
Është një situatë e fragmentuar, me tensione, po më e keqja është një mungesë komunikimi mes partive politike dhe ky ishte dashur të jetë roli i presidentes që në çdo fazë të ketë një tavolinë afër vetes, ku liderët politikë takohen dhe konsultohen për proceset e mëtutjeshme.
Megjithatë, unë mendoj që do të vijë momenti shpejt kur partitë politike do të ulen dhe do t'i përafrojnë qëndrimet rreth procedurave kushtetuese për konstituimin e parlamentit dhe formimin e qeverisë. Në praktikat ndërkombëtare njihet që problemet politike janë të zgjidhshme, shumë lehtë të menaxhueshme, por problemet dhe dallimet diametralisht të kundërta sa i përket kushtetutshmërisë së institucioneve, rrezikojnë stabilitetin e institucioneve, si dhe vetë institucionet.
RADIO EVROPA E LIRË
Megjithatë, kjo situatë e tanishme a mund të prodhojë ndonjë krizë të caktuar dhe nëse po, të çfarë natyre?
NAIM RASHITIDuket që presidentja ia mbylli rrugën kësaj krize. Duket që presidentja përmes pyetjeve të saj, po e formëson procedurën për formimin e qeverisë. Deri në dhënien e mendimit, opinionit të Gjykatës Kushtetuese nuk dimë cila është rruga e cila zgjedh, megjithatë kam frikë nëse ky hap është bërë herët.
Herët për dy arsye: para certifikimit të rezultateve dhe para një komunikimi, një dialogu me partitë politike. Dhe, kam frikë se edhe opinioni i Gjykatës Kushtetuese do të vazhdojë ta polarizojë skenën, varësisht se cilën anë e përkrah, cilin model të formimit të institucioneve e përkrah.
Uroj që përgjatë këtij procesi të Gjykatës Kushtetuese të kemi vazhdimisht konsultime politike dhe të mos ndodh që një subjekt a një tjetër mos ta respektojë kushtetutshmërinë apo opinionin e Gjykatës Kushtetuese, sepse prapë kriza do të bartet pastaj brenda institucioneve.
RADIO EVROPA E LIRË
Çfarë efektesh mund të prodhojnë polemikat ndërmjet partive politike lidhur me çështjen se kush duhet ta formojë qeverinë e re?
NAIM RASHITI
Në parametra të gjerë besoj që ky debat po i ndihmon demokracisë së vendit, po e bën më të përgjegjshme politikën në raport me kushtetutshmërinë e vendit dhe të gjithë njerëzit politikanët kanë një version të tyre të interpretimit të Kushtetutës.
Kjo tregon se jemi demokraci shumë fragjile, e re, dhe me shumë mangësi kushtetuese dhe ligjore, në veçanti në përshkrimet e detajuara në Kushtetutë, aq më e rëndësishme, ka një mungesë ose kemi shumë pak praktikë të bërë në këtë jetë dhe mungesa e praktikës po shihet që po na dëmton. Në rastin më konkret është se ata njerëz, politikanë, profesorë e intelektualë, të cilët kanë marrë pjesë në draftimin e Kushtetutës, e lexojnë atë në mënyrën - ndoshta është e saktë edhe mënyra që e lexojnë, por e lexojnë mënyrën se si ata e kanë lexuar gjatë draftimit.
Ndërsa, gjashtë vjet pas, të gjithë të tjerët që s'kanë qenë pjesë gjatë draftimit dhe diskutimeve për frymën kushtetuese, e lexojnë tërësisht ndryshe. Ajo që mungon këtu është edhe një qasje pozitive e Kushtetutshmërisë së vendit për faktin që Kushtetuta e një vendi është e dizajnuar në atë mënyrë që të krijojë një frymë pozitive që: e para - njeh legjitimitetin e zgjedhjeve, një procesi demokratik, dhe e dyta i siguron rrugë ligjore vendit për të pasur institucione.
Ka një përshtypje që partitë politike janë shumë të ngurta në interpretimin e tyre, ka një lexim shumë të ngurtë të shkronjave të Kushtetutës. Megjithatë, besoj që pas formimit të institucioneve, të gjitha partitë duhet të ulen dhe ta revidojnë, ta amandamentojnë Kushtetutën, ta bëjnë më të qartë për hapat e ardhshëm, sepse kështu do të kemi vazhdimisht probleme dhe duhet të mësohemi ta krijojmë një praktikë se kush është partia e parë, kush është e dyta, kush ka të drejtë të formojë qeverinë.
RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Rashiti, kalojmë në një temë tjetër... Mbi urën kryesore mbi lumin Ibër është hequr fillimisht barrikada për t'u rivendosur më pas në formë të "Parkut të paqes", siç e kanë quajtur liderët serbë të Mitrovicës së Veriut. Sipas jush, çfarë sinjalesh po dërgojnë këta të fundit?
NAIM RASHITI
E para, e gjithë kjo po ndodh në një vakuum institucional në Prishtinë, që mund të zgjasë edhe më shumë dhe institucionet dhe partitë politike ndihen shumë fragjile në veprimet e tyre. Kjo mungesë e një veprimi konsistent të institucioneve nuk është e justifikueshme dhe përkundër këtij vakuumi, institucionet duhet të veprojnë ashtu siç i kanë kryer detyrat e veta.
Sa i përket urës atje, kishte një presion të madh që të hiqet (barrikada) dhe ky ishte një lloj diskutimi ose zotimi i dhënë nga zoti Vuçiq në Berlin dhe ndodhi shpejt që u hoq.
Por, u hoq pa vullnetin e shumicës së njerëzve në veri atje, dhe i përkrahur nga Zyra për Kosovë liderët lokalë e morën këtë iniciativë të vendosin barrikadën dhe për të rikuperuar marrëdhënien e tyre me popullin pas daljes në zgjedhje. Liderët atje mbetën peng i ndjenjave dhe nevojave të qytetarëve të veriut dhe duan të reflektojnë me vullnetin e qytetarëve të veriut.
Ura atje reflekton më së shumti një ndarje mentale. Njerëzit e veriut që kanë ndaj jugut, po të njëjtën kohë është një manovër politike për ta kompensuar ose rikuperuar a ngritur profilin e tyre politik në kuadër të popullatës dhe besoj që kjo që po ndodh këto ditë, do të ruhet për ndonjë negociatë me Prishtinën, do të ruhet për ndonjë marrëdhënie të re të negociatave me Prishtinën.
Besoj që institucionet e Kosovës, duke u ndihmuar nga faktori ndërkombëtar, duhet të jenë më të përgatitura që të kenë një platformë permanente diskutimesh e negociatash me serbët lokalë, përfaqësuesit e serbëve dhe ata që po marrin pjesë në jetën politike. Në veçanti, pas hyrjes së serbëve në Parlamentin e Kosovës, sepse nëse lejohet kështu që vazhdimisht lirshëm të veprojnë njerëzit, të vendosin barrikada atëherë do të ndodhin barrikada edhe më shumë, jo vetëm fizike, po edhe mentale psikike.
Mesazhi i tyre është shumë i thjeshtë, që të ruhet status quo-ja dhe të ruhet një ndarje jug-veri.
RADIO EVROPA E LIRË
Në anën tjetër, zyrtarët e qeverisë në largim e kanë quajtur të turpshme rivendosjen e barrikadës dhe thuhet se kanë kërkuar nga Brukseli hapa që ta largojnë atë ose këtë do ta bëjnë institucionet e Kosovës. A priten tensione në veri të vendit?