Ndërlidhjet

Qeveria miraton shitjen e 75% të PTK-së


(Ilustrim)
(Ilustrim)
Qeveria e Kosovës merr vendim që të privatizojë 75% të hises në Post-Telekomin e Kosovës.

Vendimi i saj është marr gjatë mbledhjes së sotme të ekzekutivit, ku obligon komisionin qeveritar për privatizimin e PTK-së që të zhvillojë procesin e mëtejmë, të shitjes së aseteve shtetërore në kompaninë më profitabile në vend.

Komisioni Qeveritar për Privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës ka shpallur javën e kaluar ofertën financiare të kompanisë gjermane "AXOS- capital”, në konsorcium me “ Najafi Companies LLC" , dhe me partnerët e saj, si më të mirë për shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK-së, pasi ofroi 277 milionë euro.

Konkurentja tjetër, për blerjen e hises së PTK-së “M1 International”, kishte ofertuar 150 milionë e 10 mijë euro.

Sipas një komunikate për shtyp, kabineti qeveritar është informuar nga ministri i Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj, i cili bëri të ditur se trashëgimtare e të gjitha aseteve fizike të PTK-së do të jetë ndërmarrja e re publike, “Posta e Kosovës”, e themeluar nga ekzekutivi.

Ndërmarrja e re, e cila do të krijohet pas privatizimit, do t’i paguaj Buxhetit, përmes pagesës së tatimit dhe ndarjes 25% të dividendës për qeverinë.

Ekzekutivi shkruan edhe se ndërmarrja e re ka ofruar edhe garancinë për të gjithë të punësuarit në 3( vitet e ardhshme si dhe detyrimet ndaj Ndërmarrjes Publike - Posta e Kosovës, për shfrytëzimin e aseteve fizike të saj.

Komisioni Qeveritar, në procesin e mbikëqyrjes së privatizimit të 75% të aksioneve të Postës dhe Telekomit të Kosovës, ka pas mbështetjen e dy këshilltarëve të transaksionit dhe të Këshilltarit Strategjik, të cilët kanë mbikëqyr tërë procesin dhe kanë vlerësuar përputhshmërinë e tij me legjislacionin e Kosovës.

Edhe zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari, ka informuar kabinetin qeveritar për përkrahjen që Këshilli Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i ka dhënë procesit dhe ka theksuar se mbështetje për procesin kanë deklaruar edhe Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca e Biznesit dhe Oda Ekonomike Kosovare Amerikane, përfundon komunikata.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG