Ndërlidhjet

Rritet euroskepticizmi


Shkup...
Shkup...
Qëndrimi i fundit i kryeministrit të Maqedonisë, Nikolla Gruevski se “Komisioni Evropian qëllimisht nënvizon disa fusha kritike për të ushtruar presion ndaj vendit për zgjidhjen e çështjes së emrit, e që do të përfundojnë me heqjen e statusit të shtetit kandidat për Maqedoninë”, u komentua nga Lidia Dimovska, kryetare e qendrës maqedonase për arsimim evropian.

Ajo vlerëson se qasja e këtillë e Qeverisë së Maqedonisë, do të ndikojë në rritjen e euroskepticizmit dhe në angazhimin e institucioneve për të punuar me zell në përmbushjen e kritereve të përcaktuara nga komuniteti ndërkombëtar si kusht për t’u bërë Maqedonia pjesë e familjes evropiane.

Kur i këputet koka shpresës së vetme që është e përcaktuar si qëllim strategjik i vendit, dhe qytetarët e shohin si rrugë të vetme për të dalë nga kjo gjendje e rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe njëkohësisht autoritetet e vendit nuk ofrojnë kurrfarë alternative".

"Atëherë jo vetëm se paraqitet zhgënjimi tek ata, por krijohet një situatë e ndjeshme ku shteti nuk do të mund të dalë nga rrethi virtuoz, por gjithnjë e më shumë do të thellohet në probleme të cilat me kalimin e kohës do të jetë më vështirë të zgjidhen”, thekson Lidia Dimovska.

Nga ana tjetër, Albert Musliu, nga instituti për zhvillime demokratike ADI, tha se ngritja e paraleles për mundësi alternative të Maqedonisë jashtë strukturave të BE-së kërcënon drejtpërdrejtë dhe raportet ndëretnike.

Në koalicionin qeveritar, subjekti politik shqiptar nuk sheh kurrfarë alternative tjetër pos anëtarësimit të Maqedonisë në BE, kurse subjekti politik maqedonas thotë se ka dhe alternativë pos BE-së. Gjithsesi, nëse këto tendenca vazhdojnë edhe më tej, ato do të shkaktojnë mosmarrëveshje, besoj edhe mes partnerëve. Kuptohet nëse ata u qëndrojnë besnik programeve politike me të cilat i fituan zgjedhjet, dhe kjo do të reflektohet edhe te qytetarët”, tha Musliu.

Ai më pas nënvizoi se euroskepticizmi nuk ka fare vend te qytetarët shqiptarë, ndërkohë që te maqedonasit, skepticizmi ndaj vlerave të BE-së dhe integrimit në familjen evropiane, shihet si patriotizëm për mbrojtjen e gjithçkaje që është ekskluzivisht “maqedonase”.

Eventualisht nëse ndodhë ndryshim në politikat strategjike të Maqedonisë, sigurisht se do të ketë refleksion si në marrëdhëniet ndëretnike, ashtu dhe në zhvillimin ekonomik. Do të thotë, do të ketë një fushë të gjerë të ndikimeve, efektet e së cilave për mua janë të parashikuara”, u shpreh Musliu.

Ndërkaq, Lidia Dimovska beson se fjalori i ashpër i kryeministrit Nikolla Gruevski ndaj qëndrimeve të zyrtarëve të lartë të Brukselit, ka të bëjë me kamuflimin e mungesës së kapacitetit të institucioneve për ti realizuar obligimet.

Me këtë dëshirohet të thuhet se Maqedonia po realizon obligimet, por nuk mund të tejkalojë vijën e kuqe, që nënkupton ndryshimin e emrit për çka bëjnë presion ndërkombëtarët, që sipas Dimovskës, nuk ka të bëjë fare me të vërtetën.

Një gjë është çështja e emrit, dhe krejtësisht tjetër është paaftësia e shtetit për t’i realizuar reformat. Maqedonia ka probleme me reformat në sistemin gjyqësorë, administratën publike, e cila assesi nuk mund të zbarkohet nga politika".

"Dhe çka është më e keqja, në këtë raport shtohet dhe problemi me lirinë e të shprehurit që vërtet parqet problem, sidomos për një vend që aspiron integrimin në strukturat euroatlantike. Duke i pasur parasysh të gjitha këto probleme, është e kuptueshme pse kryeministri Gruevski tenton të aktualizojë problemin me emrin dhe acaron fjalorin karshi zyrtarëve të Brukselit”, u shpreh Lidia Dimovska.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG